Sulmuesi Timo Wener nuk ka të ardhme te skuadra e Leipzigut.
Ekipi nga Bundesliga ka marrë vendim për ta larguar Wernerin në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Kicker” të enjten. Leipzigu tashmë e ka nxjerr në shitje Wernerin dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.
27-vjeçari këtë edicion nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe ka humbur vendin e titullarit.
Në 13 paraqitje në të gjitha garat, Werner ka shënuar 2 gola dhe ka bërë një asistim. Ai u rikthye te Leipzigu verën e shkuar pas dy vjetësh te Chelsea dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2026.