Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werneri mund të kthehet në Premier League

Sulmuesi Timo Werner mund të rikthehet në Premier League pasi West Ham Unitedi ka pyetur për situatën e tij te Leipzigu.

“Fussball Transfers” ka shkruar se David Moyes po shikon mundësinë e përforcimit në fazën e sulmit. Përveç interesimit për Armando Brojën, West Hami po e shikon mundësinë e transferimit të Wernerit dhe lëvizja mund të kompletohet, nëse bëhet oferta e pëlqyer nga klubi gjerman. Werneri ka luajtur pak te Leipzigu në edicionin aktual. Ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat, me 386 minuta lojë.

Werneri në Premier League ka qenë pjesë e Chelseat dhe realizoi vetëm 10 gola në 56 paraqitje në elitën e futbollit anglez.

Artikuj të ngjashëm