Real Madridi ka kthyer interesimin nga sulmuesi i Leipzigut, gjermani Timo Werner, raporton të hënën “Marca”. Bëhet e ditur se lëndimi i Vinicius Juniorit, ka detyruar Realin që të veprojë dhe kërkoj transferimin e një sulmuesi tjetër në afatin kalimtar të janarit.
Braziliani Vinicius është lënduar në grumbullim me Brazilin dhe është i detyruar të pauzoj të paktën për dy muaj.
Te Reali po e shohin Wernerin si opsion të mirë dhe të lirë, pasi 27-vjeçari është nxjerr në shitje nga Leipzigu, ekip që po kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. Werner ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka 2 gola dhe 1 asistim në 13 paraqitje në të gjitha garat.