Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werneri rikthehet në Bundesliga

Timo Werner pritet të largohet nga Chelsea. Sulmuesi gjerman do të shitet nga klubi londinez gjatë afatit kalimtar të verës.

Werner e ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e sulmuesit Romelu Lukaku. Mediat britanike kanë bërë të ditur se për shërbimet e Wernerit së fundmi në garë ka hyr edhe Borussia Dortmundi.

Klubi “verdhezi” po e sheh Werneri si përforcim ideal për fazën e sulmit. Chelsea për ta lënë të lirë gjermanin po kërkon mbi 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm