Skuadra e Atletico Madridit është futur në garë për transferimin e sulmuesit gjerman Timo Werner. Te Atletico po e shohin gjermanin si përforcim të duhur për repartin e sulmit dhe do të tentojnë ta transferojnë në Madrid gjatë janarit.
Werner këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea pas ardhjes së Romelu Lukakut dhe është i gatshëm të largohet nga “Stamford Bridge”.
25-vjeçari që iu bashkua Chelseat në verën e shkuar, ka vetëm tetë ndeshje në këtë sezon ku ka shënuar dy gola.
Ai me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro. Krahas Atleticos, interesim për reprezentuesin e Gjermanisë kanë shfaqur edhe Bayern Munichu e Juventusi.