Atletico Madridi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Timo Wernerin.
Sulmuesi gjerman mund të largohet nga Chelsea pasi nuk është i kënaqur me minutazhën në edicionin e ri.
Për Wernerin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat gjermane, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi.
25-vjeçari në sezonin e ri ka luajtur në gjashtë ndeshje në Premier League duke shënuar një gol.