Timo Werner do të largohet gjatë kësaj vere nga Chelsea. Sulmuesi gjerman është jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ri.
Werner ka shprehur dëshirën të largohet nga londinezët, pasi dëshiron më shumë minuta për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror që mbahet në Katar këtë vit.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se së fundmi interesim për Wernerin ka shprehur Real Madridi.
Te klubi spanjoll Wernerin po e shohin si zëvendësues të Karim Benzemas.