Timo Werneri do të kthehet te Leipzigu në Gjermani.
“Sky Sport” në Gjermani ka shkruar të hënën se Chelsea dhe Leipzigu kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit gjerman.
Klubi gjerman do të paguajë rreth 30 milionë euro për Wernerin, të cilin e kishte shitur te Chelsea 51 milionë euro.
Fillimisht është diskutuar për huazimin e tij, por më pas është vendosur që marrëveshja të jetë e përhershme.
26-vjeçari dëshiron të kthehet e Leipzigu për të gjetur formën dhe për të marr pjesë me Gjermaninë në Botërorin “Katari 2022”.
Werneri nuk ka preferuar kalimin te Juventusi, klub që kishte shfaqur interesim për të.