Timo Werner ka gjasa të mëdha që pas dy sezoneve te Chelsea të kthehet te Salzburgu, ka njoftuar “Sky” të hënën.
Bëhet e ditur se Werner është i pakënaqur te Chelsea dhe është i gatshëm t’i bashkohet ekipit gjerman, i cili ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Salzburgu tashmë ka nisur negociatat me Chelseat dhe thuhet se po e kërkon huazimin njëvjeçar të sulmuesit gjerman, me opsionin e blerjes në fund të sezonit 2022/23.
26-vjeçari ka kontratë me skuadrën londineze deri në vitin 2025, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij në dy sezonet e fundit në Londër.
Ai i qe bashkuar Chelseat për 64 milionë euro.