Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea dëgjon ofertat për Wernerin

Sulmuesi Timo Werner pritet të largohet nga skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës. “TeamTalk” ka raportuar të hënën se Chelsea do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për sulmuesin gjerman, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Për kartonin e Wernerit, Chelsea po kërkon të paktën 40 milionë euro.

25-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, kurse në Londër u transferua para dy vjetësh nga Leipzigu.

Sezonin e fundit Werner shënoi 11 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.