Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Itali. “The Sun” ka bërë të ditur të mërkurën se Werner i është ofruar tashmë Juventusit.
Mësohet se agjenti i Wernerit tashmë është në Itali dhe po mundohet të gjejë skuadër për klientin e tij, i cili është i vendosur të largohet nga Chelsea në verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 26-vjeçar nuk është i kënaqur te Chelsea dhe ka kërkuar largimin përkundër që ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, Werner ka shtatë gola e pesë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2020.