Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werner do të largohet nga Chelsea

Sulmuesi gjerman do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, ka njoftuar “Sport1” të martën.

Bëhet e ditur se Werneri ka njoftuar krerët e klubit londinez se dëshiron largimin, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion.

26-vjeçari deri më tash ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 28 ndeshje për Chelsean, në të cilat është inkuadruar kryesisht nga banka e rezervistëve.

Ai u transferua te Chelsea në vitin 2020 nga Leipzigu për 64 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.