Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werner mund të largohet nga Chelsea

Sulmuesi i Gjermanisë, Timo Werner ka gjasa të mëdha të largohet nga Chelsea pas vetëm një viti te ekipi londinez.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se krerët e Chelseat po mendojnë ta shesin Wernerin në mënyrë që ta financojnë blerjen e Erling Haalandit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.

Werner në edicionin e tij të parë te Chelsea ka pasur telashe dhe nuk ka arritur të adaptohet në futbollin anglez kurse po kërkohet nga disa skuadra tjera të Evropës.

Sulmuesi 25-vjeçar edicionin e fundit, realizoi 12 gola dhe asistoi 15 herë në 52 ndeshje për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Leipzigu për 64 milionë euro dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2025.