Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina, në garë për Suarezin

Skuadra nga Serie A, Fiorentina, është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Luis Suarez, ka përcjellë “Calciomercato”, të enjten. Mësohet se Fiorentina ka nisur kontaktet me Suarezin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Atletico Madridin.

Ekipi italian i ka ofruar sulmuesit uruguaian kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Suarez, 35-vjeçar, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi ka marrë ofertë edhe nga Aston Villa.

Në dy sezonet e fundit, Suarez ka qenë pjesë e Atleticos, kurse në Evropë ka luajtur edhe te Barcelona, Liverpooli, Ajaxi e Groningeni.

Artikuj të ngjashëm