Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez i ofrohet Dortmundit

Luis Suarez i është ofruar Borussia Dortmundit që po kërkon një sulmues pas problemeve shëndetësore të Sebastien Hallerit.

“Sky” ka bërë të ditur se agjenti i Suarezit e ka kontaktuar Dortmundin, duke ia bërë me dije se klienti i tij është i hapur për një transferim në Gjermani.

Suarez aktualisht është lojtar i lirë dhe në kërkim të një klubi për sezonin e ri.

Ai muajin e shkuar u largua nga Atletico Madridi, pasi i skadoi kontrata, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Barcelona, Liverpooli e Ajaxi.

35-vjeçari thuhet se është i gatshëm për të firmosur kontratë njëvjeçare me Dortmundin, ekip që po shqyrton çdo opsion të mundshëm për sulmin.