Luis Suarez është një ndër lojtarët më të kërkuar gjatë këtij afati kalimtar.
Sulmuesi uruguaian do të largohet në fund të këtij muaji si futbollist i lirë nga Atletico Madridi.
“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Ajaxi, Aston Villa, Galatasaray, Fiorentina dhe Atalanta janë ekipet e interesuara për Suarezin.
Megjithatë, interesim ka edhe nga skuadrat e kampionatit amerikan MLS dhe nga Amerika e Jugut, që janë gjithashtu destinacione të mundshme për sulmuesin.