Luis Suarez do të largohet nga Atletico Madridi në qershor të këtij viti.
Sulmuesi uruguaian nuk do të vazhdojë kontratën me madrilenët.
Për shërbimet e Suarezit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Aston Villa.
Por në garë për uruguaianin ka hyrë edhe skuadra amerikane, Inter Miami.
Drejtuesit e klubit amerikan janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat 34-vjeçarit.
Suarez këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.