Luis Suarez ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Atletico Madridi.
Sulmuesi uruguaian është i pakënaqur me minutazhën e ofruar këtë edicion dhe është në kërkim të një aventure të re.
Sulmuesi është duke u përdorur kryesisht si rezervist nga trajneri Diego Simeone këtë sezon.
35-vjeçari në fund të sezonit do të jetë futbollist i lirë. Mediat spanjolle kanë njoftuar se lojtari është në kërkim të një skuadre të re.
Interesim për Suarezin ka shprehur skuadra që drejtohet nga trajneri Steven Gerrard, Aston Villa.
Suarez ka shënuar 11 gola këtë edicion me madrilenët.
Artikuj të ngjashëm