Fundi i sezonit po afrohet dhe karriera e Luis Suarezit tek Atletico Madridi është drejt përfundimit.
Sipas “AS”, sulmuesi uruguaian është në pritje të kontratës nga kampioni në fuqi i Spanjës, që i skadon në qershor të këtij viti.
Por drejtuesit e klubit spanjoll thuhet se kanë vendosur të mos ia vazhdojnë kontratën Suarezit, që pritet të largohet si futbollist i lirë.
35-vjeçari edicionin e kaluar e ndihmojk Atleticon ta fitojë titullin, derisa në edicionin e ri trajneri Diego Simeone e ka përdorur kryesisht si zëvendësues.
Këtë edicion uruguaiani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.