Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pa vendim për Suarezin

Atletico Madrid nuk po nxiton për t’i vazhduar kontratën Luis Suarezit.

Forma aktuale e sulmuesit uruguaian ka bërë që drejtuesit e klubit ta shqyrtojnë situatën e lojtarit në skuadër.

35-vjeçari ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat, por ai nuk ka shënuar në asnjë nga tetë paraqitjet e tij të fundit në La Liga.

Kontrata aktuale Suarezit i skadon në qershor të këtij viti.

Sipas “Marcas”, trajneri Diego Simeone thuhet se i ka thënë Suarezit se ai dhe klubi do të marrin një vendim për të ardhmen e tij në verë dhe jo më herët.

Artikuj të ngjashëm