Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pa Suarezin në sezonin tjetër

Atletico Madridi është duke planifikuar që në sezonin 2022-23, të jetë pa sulmuesin Luis Suarez, ka shkruar mediumi “Cope”.

34-vjeçari në afatin kalimtar të verës do të jetë pa kontratë dhe kampioni në fuqi i La Ligas ka vendosur që të mos i ofrojë atij kontratë të re.

Suarezi pritet që të transferohet në ligën MLS të futbollit në SHBA.

Ai në edicionin e sivjetmë ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat. Ka realizuar nëntë gola derisa ka dhënë kontribut edhe me dy asistime.

Atletico në këtë sezon pozicionohet në vendin e katërt me 33 pikë, 16-të më pak se Real Madridi lider.

Artikuj të ngjashëm