Sulmuesi Luis Suarez pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA, ka njoftuar “AS” të mërkurën. Muajin e ardhshëm, Suarez do të jetë lojtar i lirë pasi do të largohet nga Nacionali dhe do të transferohet në MLS.
Uruguaiani tashmë është në negociata me disa skuadra amerikane që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Megjithatë, gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet ekipit Los Angeles Galaxy që i ka ofruar kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuarez muaj më parë u rikthye te Nacionali në Uruguai pas 16 vjetësh në futbollin evropian. 35-vjeçari karrierë në Evropë ka bërë te Groningeni, Ajaxi, Liverpooli, Barcelona e Atletico Madridi.