Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi i ofrohet Juventusit

Sulmuesi Luis Suarez mund ta vazhdojë karrierën në Serie A. “Football-Italia” raporton të martën se Suarez i është ofruar Juventusit dhe ekipi italian po shqyrton mundësinë e transferimit të tij këtë verë.

Suarez 35-vjeçar në fund të këtij muaji mbetet lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Atletico Madridin dhe Juventusi mund ta transferojë falas. Bëhet e ditur se agjenti i tij ka kontaktuar tashmë me drejtuesit e Juventusit, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare.

Në sezonin e fundit, Suarez ka shënuar 13 gola për Atleticon në të gjitha garat, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Barcelona, Liverpooli, Ajaxi e Groningeni.

Artikuj të ngjashëm