Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi me ofertë nga Arabia Saudite

Cristiano Ronaldo mund të mos jetë ylli i vetëm që gjatë janarit do të transferohet në Arabinë Saudite.

“Mundo Deportivo” raporton të dielën se edhe Luis Suarez ka marrë ofertë për ta vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.

Mësohet se interesim për 35-vjeçarin, ka shprehur skuadra elitare Al-Khaleej, e cila tashmë ka kontaktuar me agjentin e tij. Ekipi arab i ka ofruar Suarezit kontratë për 18 muaj me një pagë prej gjashtë milionë eurosh në total. Suarez, aktualisht është lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat për të ardhmen e tij. Ai po ashtu, ka marrë ofertë edhe nga Gremio në Brazil, si dhe disa skuadra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm