Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë në Arabinë Saudite. Siç raportohet në mediumet e ndryshme, babai i Messit ka kërkuar një pagë prej 600 milionë eurosh nga Al-Hilal.
Sulmuesi 35-vjeçar ende nuk ka vazhduar kontratën me PSG-në. Ylli argjentinas me PSG-në ka kontratë deri në fund të edicionit aktual. Messi ka pranuar ofertë të luajë edhe për Inter Miamin e Shteteve të bashkuara të Amerikës e po ashtu është raportuar edhe për një kthim të mundshëm të tij në Barcelonë.
Por, Messi ende nuk ka shqyrtuar asnjë ofertë. Ai mund t’i bashkohet yllit portugez Cristiano Ronaldos në kampionatin arab. Ronaldo është pjesë e Al-Nassr.
Messi në sezonin aktual ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.