Skuadra e Juventusit ka mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll Saul Niguez gjatë kësaj vere, ka njoftuar e përditshmja “AS”.
Atletico Madridi ia ka ofruar Juventusit shërbimet e mesfushorit pas lëndimit të Paul Pogbas. Te Atletico janë të gatshëm ta huazojnë 27-vjeçarin te Juventusi me opsionin e blerjes në fund të sezonit për 20 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSaul nuk bën pjesë në planet e Atleticos dhe për këtë arsye do të largohet nga klubi spanjoll këtë verë.
Sezonin e shkuar ai ishte i huazuar te Chelsea për t’u kthyer tek Atletico pasi nuk bindi me paraqitjet te klubi anglez. Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.