Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për Saulin

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin Saul Niguez, i cili nuk bën pjesë në planet e Atletico Madridit, përcjell “Mundo Deportivo” të premten.

Roma është në kërkim të një mesfushori dhe Saul po shihet si zgjidhje e mirë për mesfushën nga trajneri Jose Mourinho.

27-vjeçari pritet të largohet nga Atletico këtë verë dhe ekipi spanjoll për lirimin e tij po kërkon rreth 30 milionë euro.

Ai sezonin e shkuar ishte i huazuar te Chelsea, ndërsa ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026. Këtë edicion, ai ka një paraqitje për ekipin spanjoll.