Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Niguez mund t’i bashkohet Romës

Saul Niguez karrierën mund ta vazhdojë në Kampionatin italian.

Mesfushori spanjoll është rikthyer te Atletico Madridi, pasi ka përfunduar huazimin e tij te Chelsea.

“Il Tempo” ka bërë të ditur se për shërbimet e lojtarit interesim ka shprehur Roma.

Është trajneri Jose Mourinho që dëshiron ta sjellë në ekip 27-vjeçarin.

Atletico Madridi për ta liruar mesfushorin po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Spanjolli ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.