Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saul vendos për të ardhmen e tij

Saul Niguez mund të mbetet tek Atletico Madridi .Sipas mediave spanjolle, mesfushori përkundër dëshirës për t’u larguar është pajtuar të mbetet së paku edhe këtë sezon te kampioni i La Ligas.

Interesim për Saul kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Chelsea por çmimi i lartë i caktuar nga klubi spanjoll e ka pamundësuar një transferim në Premier League.

Për 26-vjeçarin skuadra spanjolle po kërkon rreth 70 milionë euro dëmshpërblim.

Saul ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2026.