E ardhmja e mesfushorit Saul Niguez duket se do të jetë në futbollin italian.
Pas Juventusit, interesim për mesfushorin e Atletico Madridit ka treguar edhe skuadra e Romës, raporton “Tuttosport” të martën. Madje, thuhet se Roma është në avantazh për shkak se ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, i cili është i vendosur të largohet nga Atletico gjatë janarit.
Mësohet se Roma po kërkon huazimin e tij me opsionin e blerjes në fund të sezonit për 25 milionë euro.
27-vjeçari sezonin e shkuar ishte i huazuar te Chelsea, por ekipi anglez nuk e bleu kartonin e tij për ta rikthyer tek Atletico. KËtë edicion, ai ka një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat për Atleticon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.