Luis Suarez është prezantuar të enjten te skuadra e Gremios para 30 mijë tifozëve, të cilët e kanë mirëpritur ngrohtësisht sulmuesin uruguaian.
Suarez ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin nga Brazili, të cilit i është bashkuar si lojtar i lirë.
Për 35-vjeçarin, ky do të jetë ekipi i tij i tetë në karrierë. Ka luajtur edhe për Ajaxin, Liverpoolin, Barcelonën e Atletico Madridin në Evropë.
Gremio është rikthyer në elitën e futbollit brazilian pasi kishte rënë në vitin 2021 dhe Suarez po konsiderohet si përforcim i madh për klubin.
Së fundmi, Suarez për një periudhë të shkurtër luajti për Nacionalin në Uruguai dhe u paraqit në Kupën e Botës “Katari 2022”.