Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarez arrin marrëveshje me një klub tjetër

Ish-ylli i Barcelonës dhe Liverpoolit, Luis Suarez, ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën braziliane, Gremio.

“Goal.com” ka shkruar të shtunën se Suarez do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare. 35-vjeçari aktualisht është pa klub.

Së fundmi ishte pjesë e Nacionalit, ndërsa udhëhoqi ish-skuadrën e t ij drejt titullit të Primera Divisionit të Uruguait.

Suarezi luajti në Botëror me Uruguain por u eliminua në fazën grupore.

Gremio përfundoi në vendin e dytë në Serie B të Brazilit, dhe siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit brazilian.