Sulmuesi Luis Suarez ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Turqi. E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar të enjten se përfaqësuesit e Suarezit tashmë janë në negociata me Fenerbahçen dhe Beshiktashin.
Suarez do të largohet nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata dhe është në kërkim të një sfide të re në Evropë.
35-vjeçari është pjesë e Atleticos prej vitit 2020 kur u bashkua nga Barcelona dhe këtë sezon ka shënuar 13 gola në 38 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm