Futbollisti i Manchester Unitedit, Jese Lingard, mund të huazohet sërish.
Sipas “TalkSport”, klubi anglez është i gatshëm të lejojë largimin e Lingardit në formë huazimi përpara se të mbyllet afati kalimtar i janarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Unitedi kërkon 3.5 milionë funte për huazimin e sulmuesit anglez.
West Hami dhe Newcastle janë të interesuar për Lingardin, të cilin mund ta transferojnë në verë pa pasur nevojë të paguajnë dëmshpërblim, pasi 29-vjeçarit i skadon kontrata me Unitedin.
Futbollisti ishte i huazuar te West Hami në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ku shkëlqeu duke realizuar nëntë gola dhe bëri edhe pesë asistime në 16 paraqitje.
Hapësira e vogël tek Unitedi këtë sezon, ka bërë që Lingardi të mendoj largimin. Ai ka startuar në vetëm dy ndeshje këtë edicion.