Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle insiston për Lingardin

Newcastle Unitedi po insiston që ta huazojë futbollistin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard.

Mediat në Angli shkruajnë se bisedimet mes drejtuesve të të dyja klubeve janë duke vazhduar dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja.

Newcastle po punon shumë që ta huazojë Lingardin deri në fund të sezonit.

Më pas, nga 1 korriku lojtari do të jetë i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Unitedi ka kërkuar 3.5 milionë funte për huazimin e Lingardit.

Artikuj të ngjashëm