Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me ofertë të lartë për Lingardin

Jesse Lingard do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.

Trajneri Erik ten Hag nuk llogarit në shërbimet e anglezit për edicionin e ri.

Këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë Newcastle për ta bindur lojtarin të transferohet në “St James Park”.

Madje, sipas “ESPN”, klubi i ka ofruar atij pagë prej 150 mijë funteve në javë për ta bindur t’i bashkohet gjatë kësaj vere.

29-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë gjatë kësaj vere pasi i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq”.

Artikuj të ngjashëm