Futboll

Lingardi largohet nga Seouli pas dy sezonesh

Jesse Lingard

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, ka thënë se me marrëveshje të dyanshme e ka shkëputur kontratën me Seoulin dhe do të largohet në javën e ardhshme. 

32-vjeçari Lingard iu bashkua klubit të elitës së Koresë së Jugut si futbollist i lirë në shkurt të vitit 2024. 

Ka luajtur në 66 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola. 

Futbollisti anglez ndeshjen e fundit me Seoulin do ta luajë kundër Melbourne Cityt në “Championsin” aziatik. 

“Do të jem mirënjohës gjithmonë që e kam pasur mundësinë të luaj për këtë klub madhështor”, ka shkruar ndër të tjera Lingard. 

Lingardi me Manchester Unitedin i ka luajtur 232 ndeshje, por ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.