Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle heq dorë nga Lingardi

Newcastle ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Jesse Lingard, i cili do të largohet në fund të sezonit nga Manchester Unitedi kur edhe i skadon kontrata, ka raportuar “The Sun” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Newcastle kishte shprehur interesim të madh për Lingardin, por kërkesat e larta të lojtarit anglez kanë bërë që drejtuesit e klubit të tërhiqen nga ideja e transferimit të tij si lojtar i lirë.

Mësohet se Lingard ka kërkuar pagë javore prej 200 mijë funtesh për t’iu bashkuar Newcastlet dhe kontratë katërvjeçare.

Sulmuesi 29-vjeçar këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat për Manchester Unitedin.

Artikuj të ngjashëm