Manchester United kërkon 10 milionë euro për ta liruar gjatë janarit Jesse Lingard, kanë raportuar mediumet angleze të hënën.
Kërkesës së Unitedit pritet t’i përgjigjet Newcastle, ndërsa edhe West ham United gjithashtu është i gatshëm ta rikthej anglezin në stadiumin e Londrës.
Futbollisti 28-vjeçar me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2022, ndërsa këtë edicion në tetë ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.