Manchester Unitedi ka konfirmuar se Jesse Lingard do ta lë skuadrën, pasi i ka skaduar kontrata dhe nuk është arritur marrëveshja për rinovim, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të “djajve të kuq”.
“Duam ta falënderojmë Lingardin për të gjitha kujtimet që ai na ka ndihmuar t’i krijojmë përgjatë dy dekadave këtu dhe i dëshirojmë më të mirën në të ardhmen”, ka shkruar sajti zyrtar i Unitedit.
West Ham Unitedi është interesuar për të, pasi dëshiron që ta transferojë përfundimisht.
Mesfushori anglez ka shënuar nëntë gola me West Hamin, skuadër ku i kaloi gjashtë muaj si i huazuar.