Jesse Lindgard përfundimisht do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se lojtari tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe Unitedi po kërkon rreth dhjetë milionë euro për ta lënë të lirë.
Lingard këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël, duke regjistruar nëntë paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Ai para fillimit të këtij edicioni u kthye te Unitedi pas huazimit te Ëest Ham Unitedi por nuk ka arritur të stabilizohet si titullar në ekip.
Interesim për 28-vjeçarin tashmë kanë shprehur disa skuadra nga Premier League.