Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon 17.6 milionë euro për Lingardin

Manchester Unitedi është i gatshëm ta shesë Jesse Lingardin, shkruan “The Sun”.

Kontrata Lingardit i skadon në fund të këtij sezoni. Ai ende nuk ka rënë dakord me kushtet e reja për vazhdimin e kontratës me Unitedin.

Sulmuesi Lingard kërkon garanci se do të luajë, para se të firmosë marrëveshjen e re.

Unitedi është i gatshëm që ta shesë nëse ai vazhdon të mos e pranojë ofertën e klubit.

Manchester Unitedi kërkon 17.6 milionë euro për 28-vjeçarin.