Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lingard kërkon largimin

Jesse Lingard dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Sulmuesi anglez thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se gjatë afatit kalimtar të janarit do të kërkojë skuadër të re.

28-vjeçari u kthye nga huazimi në “Old Trafford” pas një sezoni te skuadra e West Hamit. Por, përkundër kësaj sulmuesi anglez nuk ka arritur të gjejë hapësira në formacionin bazë të trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

Anësori anglez në Premier League këtë edicion ka luajtur vetëm 32 minuta.

Artikuj të ngjashëm