Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lingard do të mbetet te Unitedi

Jesse Lingard do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Mediumet britanike kanë raportuar të premten se drejtuesit e Unitedit së shpejti pritet t’i bëjnë ofertë Lingardit për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Është trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer që ka kërkuar t’i rinovohet kontrata Lingardit, pasi e sheh si futbollist të rëndësishëm për ekipin e tij.

Lingard sezonin e shkuar ishte i huazuar te West Hami kurse këtë edicion u kthye në “Old Trafford”. Deri më tani, ai ka shënuar një gol në tri ndeshje në të gjitha garat për “Djajtë e Kuq”.