Jesse Lingard është në kërkim të një skuadre të re. “The Mirror” ka bërë të ditur se për shërbimet e sulmuesit anglez është duke insistuar West Hami.
Londinezët kanë nisur bisedimet me Lingardin dhe po shpresojnë ta bindin të transferohet këtë verë.
Lingard është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedi.
29-vjeçari ishte i huazuar te West Hami në sezonin 2022/2021, ku në 16 paraqitje realizoi 9 gola.
Artikuj të ngjashëm