Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami nis kontaktet me Lingardin

West Hami ka filluar kontaktet e para me menaxherin e Jesse Lingardit, në tentim për ta sjellë anglezin gjatë verës në Londër.

“Sky Sport” ka bërë të ditur se trajneri David Moyes e sheh sulmuesin si përforcim ideal për edicionin e ri.

Lingard do të largohet nga Manchester Unitedi pasi trajneri Erik ten Hag nuk llogarit në shërbimet e tij.

Sulmuesi ishte i huazuar te West Hami në edicionin 2020/2021.