Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi shtyn ekskursionin e maturantëve pas protestave në Shqipëri

Ramiz Lladrovci

Komuna e Drenasit ka njoftuar se është vendosur të shtyhet ekskursioni i maturantëve për në Shqipëri për shkak të protestave atje.

Për të gjashtën ditë me radhë, në Tiranë po mbahen protesta të dhunshme. Përveç në Tiranë, protesta janë zhvilluar edhe në disa komuna të tjera të Shqipërisë.

Paraprakisht, kryetari Ramiz Lladrovci rekomandoi të shtyhet ekskursioni i maturantëve pasi deklaroi se prindërit kanë shprehur shqetësim për sigurinë e tyre.

“Vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë e maturantëve gjatë qëndrimit të tyre. Duke vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, Kryetari Lladrovci konsideron se shtyrja është vendim i përgjegjshëm, deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme për realizimin e ekskursionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.