Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Drenas postpones high school excursion after protests in Albania

Municipality of Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar se është vendosur të shtyhet ekskursioni i maturantëve për në Shqipëri për shkak të protestave atje.

Paraprakisht, kryetari Ramiz Lladrovci rekomandoi që të bëhet një gjë e tillë pasi deklaroi se prindërit kanë shprehur shqetësim për sigurinë e tyre.

“Vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë e maturantëve gjatë qëndrimit të tyre. Duke vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, Kryetari Lladrovci konsideron se shtyrja është vendim i përgjegjshëm, deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme për realizimin e ekskursionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.