Modesta Uka ka vazhduar formën e mirë dhe ka shënuar gol për Austria Vjenën në ndeshjen e tretë rresht.
Pas golit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Rapidit në derbin e Vjenës, sulmuesja e Kosovës realizoi edhe të dielën ndaj St. Poltenit në fitoren 3:0.
Uka realizoi në minutën e 11-të për 2:0 në ndeshjen e xhiros së 10-të.
Ajo ka pesë gola të shënuar e tri asistime në fillim të kampionatit elitar austriak.
Austria Vjena dhe St. Poteni kanë nga 22 pikë në pozitën e dytë, përkatësisht të tretë. Lider me një ndeshje më shumë të luajtur është Sturm Grazi.