Ekipet nga Premier League, Liverpooli dhe Leedsi kanë mbetur në garë për mesfushorin e Sampdorias, danezin Mikkel Damsgaard. Bëhet e ditur se skuadrat angleze po përpiqen ta bindin Sampdorian, që për lirimin e mesfushorit po kërkon të paktën 40 milionë euro.
21-vjeçari pati paraqitje fantastike në “Euro 2020” dhe po pëlqehet shumë nga Liverpooli e Leedsi. Damsgaard iu bashkua Sampdorias vitin e shkuar nga Nordsjaellandi kurse me ekipin nga Serie A, ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë sezon, Damsgaard ka tri paraqitje për Sampdorian në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo